3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Revista “Informim Dhe Privatësi”, publikohet numri i dytë

Zyra e Komisionerit publikon numrin e dytë të Revistës “Informim Dhe Privatësi”.

Kontributi i Zyrës së Komisionerit në rrugën e integrimit u vlerësua nga partnerët tanë evropianë në Progres Raportin 2016 për Shqipërinë duke konfirmuar edhe një herë këtë angazhim serioz. Mbikqyrja e zbatimit të legjislacionit që garanton të drejtën e privatësisë dhe atë për informim është njëkohësisht edhe përpjekje për të ndryshuar mentalitetin shoqëror. Kultivimi i kulturës së transparencës dhe koncepti se çdo dokument zyrtar pikërisht se është i tillë, është publik, mbetet objektiv edhe për vitin 2017.

Nëpërmjet këtij botimi periodik krijohet një traditë, për të promovuar punën e institucionit në përpjekjen për ndryshuar pozitivisht dinamikën e zhvillimit në këto dy fusha. Numrin e ri të Revistës mund ta konsultoni në menunë “Publikime/Materiale ndërgjegjësuese” në adresën www.tiranaticked.online.

Në këtë vigjilje festive, stafi i Zyrës së Komisionerit ju uron të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri 2017!