“Sfidat e reja të privatësisë” – Konferenca e 38-të Ndërkombëtare e Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë

[et_pb_section admin_label=”section”][et_pb_row admin_label=”row”][et_pb_column type=”4_4″][et_pb_text admin_label=”Text” background_layout=”light” text_orientation=”left” use_border_color=”off” border_color=”#ffffff” border_style=”solid”]

Konferenca Ndërkombëtare e Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë (ICDPPC) zhvilloi në Marakesh të Marokut punimet në edicionin e 38-të të saj, me moton “Sfidat e reja të privatësisë”. Ky është forumi kryesor botëror për trajtimin e problematikave të kësaj fushe që prej vitit 1979. Aktualisht Konferenca numëron 110 Autoritete ligjzbatuese nga shumë vende të globit, e ku Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është anëtare me të drejtë vote që prej vitit 2010. Përgjatë ditëve të zhvillimit të saj, pjesëmarrësit në Konferencë diskutuan për privatësinë e të dhënave si nxitëse e zhvillimit të qëndrueshëm, aksesin e institucioneve ekzekutive në të dhënat personale, rolin e teknologjisë, si dhe për natyrën e dallimeve kulturore e ligjore të kësaj fushe në rajone të ndryshme të globit.

Një nga çështjet e rëndësishme që u trajtua në këtë Konferencë ishte zbatimi i unifikuar i Rregullores së re të Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (GDPR) në BE. Kreu i Njësisë së Mbrojtjes së të Dhënave në Drejtorinë e Përgjithshme të Drejtësisë (DG Justice) në Komisionin Evropian tha se “synimi është të kemi nivel të mjaftueshëm, i cili të jetë i barasvlefshëm kudo, ndërkohë që BE do të intensifikojë dialogun ndërkombëtar për të lehtësuar më tej qarkullimin e të dhënave”. Gjithashtu, ai vlerësoi se “konsumatorët kanë pritshmëri akoma më të mëdha dhe kompanitë e shohin privatësinë gjithnjë e më tepër si një problem të konkurrencës”.

Marrëdhënia BE-SHBA ishte, gjithashtu, një temë e rëndësishme e diskutimit. Mbikëqyrësi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave (EDPS) vlerësoi se “tashmë ka më shumë ngjashmëri se sa ndryshime, e ku vlerat themelore janë të njëjta”. Ai tha se është koha për një kuadër të përbashkët legjislativ, duke qenë se ka shumë shtete që e kanë të rregulluar fushën e mbrojtjes së të dhënave, por nuk përdorin domosdoshmërisht të njëjtën terminologji të të drejtave. U theksua nevoja për një gjeneratë të tretë të rregullave të mbrojtjes së privatësisë në përputhje me Traktatin e Lisbonës.

Në këtë edicion të Konferencës u miratuan këto dokumente:

Rezoluta për miratimin e një kuadri ligjor ndërkombëtar për Edukimin mbi Privatësinë;
Rezoluta mbi zhvillimin e indikatorëve të rinj të Rregullores së Mbrojtjes së të Dhënave;
Rezoluta mbi mbrojtësit e të drejtave njerëzore;
Rezoluta mbi bashkëpunimin ndërkombëtar për zbatimin e ligjeve të privatësisë.

[/et_pb_text][/et_pb_column][/et_pb_row][/et_pb_section]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *